“Nuk do jemi i pari në listë”/ Rama ndryshon komplet skemën, prurjet e reja në vende të sigurta

Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e PS në lidhje me listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar se fuqia dhe pika e fortë e socialistëve është vetëndryshimi.

Kryeministri u shpreh se vendet e para të listave në qarqe u janë rezervuar të rinjve.

“Skuadrat përbërëse të çdo qarku janë produkt i propozimeve nga drejtuesit e qarqeve. Këtë herë koncepti tradicional i listave do të përmbyset. Është krejt e pakuptimtë që udhëheqja të qëndrojë në krye të listave. Vendet e para janë të rëndësishme për të prezantuar një pozicion në raport me publikun. Vendet e para në çdo liste u janë lënë të rinjve, grave dhe vajzave që nuk janë enturazh në partinë socialiste. Nuk e kuptoj se çfarë kuptimi ka që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe Vlorë. Do vendosem aty ku është objektivi bazë dhe do luftoj për objektivin maksimal. Unë jam udhëhëqësi i partisë, por duhet të bëj më shumë se sa të tjerët”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT