Çfarë ndodhi me Ditmir Bushatin? Rama: Ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të…

Ditmir Bushati duket se është lënë “jashtë formacionit kombëtar të PS” dhe nuk pritet të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë para gazetarëve se më e rëndësishme se sa individët për të është skuadra që ka Partia Socialiste.

I pyetur nga gazetar se pse la jashtë një person që e kishte cilësuar “yll”, Rama tha se për secilin në PS ka një kohë që merr, por edhe një kohë që jep.

“Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën, nuk flas për individë. Skuadra e PS-së është shumë më tepër se sa skuadra e deputetëve kështu që besoj se të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri. Pjesa më e madhe kështu do të bëjë, sepse ka një kohë për të marrë, ka një kohë për të dhënë.”, tha Rama. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT