FOTOT/ Kryeministri ndryshon strategji, Rama zhduk ‘Rilindjen’ dhe rikthehet te PS-ja

Pas 8 vitesh ku dominoi logoja e Rilindjes, kryeministri Edi Rama ka vendosur që në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit t’i rikthehet logos tradicionale të Partisë Socialiste.
Me sloganin “Shqipëria, e ardhmja jonë”, kryeministri tha se PS do të hyjë në garën e 25 prillit për të marrë minimumi 78 mandate dhe maksimumi 88.
Pak më parë, gjatë një konference për shtyp ku publikoi emrat e kryesuesve të listave në 12 qarqet e vendit, Rama ishte kujdesur që gjatë gjithë kohës ti dilte në sfond logoja e PS-së.
Të parët e PS në 12 qarqet e vendit:
Tirana – Najada Çomo dhe Luljeta Bozo
Durrës – Milva Ekonomi
Fieri – Erion Braçe
Elbasani – Evis Kushi
Vlora – Pranvera Resulaj
Lezha – Lindita Nikolla
Korça – Eni Zake
Berat – Hatixhe Konomi
Shkodër – Edona Bilali
Kukës – Greta Duraku
Dibër – Valdrin Krashi
Gjirokastra – Mirela Kumbaro
(Shihni fotot si ka ndryshuar logo e PS)