Nga Ori Nebiaj tek Agim Baçi, lista me gazetarët që kandidojnë në Partinë Demokratike
Kur akrepat e orës të shënojë 00:00 mesnatën e sotme, partitë politike do duhet të kenë dorëzuar listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e ku do të njihemi me kadidatët për deputetë nëpër qarqe.
Edhe pse zyrtarisht lista e Partisë Demokratike nuk është dorëzuar ende, Gazeta Shqip ka mësuar një pjesë të emrave me të cilët selia blu ka vendosur të kandidojë.
Nuk mungojnë surprizat në listën e përpiluar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku hasen edhe emrat e disa gazetarëve.
Moderatorja Oriela Nebiaj, analisti Agron Gjekmarkaj, gazetari Agim Baçi dhe Fitim Zekthi, koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik, janë pjesë në listë.
Oriela Nebiaj do të garojë në listë për qarkun e Tiranës. Agron Gjekmarkaj në Lezhë, Agim Baçi në Durrës ndërkohë që lista nuk është ende e plotë.
Lista e qarkut te Tiranes do të kryesohet nga Lulzim Basha, ndërkohë që vijon me të dytën në listë, Jorida Tabakun.
I tretë në listën e PD është Alfred Rrushaj, me pas në listë bie në sy emri i Albana Vokshit.