U kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, Gjykata jep vendimin për kandidatin e LSI-së

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për kandidatin e LSI-së Sokol Skura, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Ai është arrestuar nga policia në aksin rrugor Elbasan-Librazhd të dielën. Sipas listës së publikuar nga Kryemadhi, Skura është i pesti në listën 15 emërorë të LSI për Elbasanin.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”, thuhej në njoftimin e policisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT