Opozitari në listën e PS, thirrja: Mos votoni vetëm partinë, por dhe emrin tim

Deputeti Ylli Shehu është larguar nga LSI dhe do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit nën logon e Partisë Socialiste.

Ai është renditur i 24 në listën e PS-së për Tiranën, ndërsa me një shënim në facebook bën thirrje që votuesit të zgjedhin, veç Partisë Socialiste, edhe emrin e tij.

Ai thotë se iu bashkua PS-së “sepse këmbëngulja e Edi Ramës për tu qëndruar mbi kokë shqiptarëve e për të udhëhequr me patriotizëm, është e qartë”.

Postimi:

Nisim sot një rrugëtim të ri drejt 25 prillit për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës.

Si në vitin 2013, 2017, edhe kësaj radhe, do të jem pranë miqve, bashkëpunëtorëve dhe atyre që më kanë besuar  për gati 8 vjet në qarkun më të madh të vendit.

Marrëdhënia me secilin prej jush, ka qenë për mua nderi më i madh dhe përgjegjësia më e lartë.

Rrugët që kam zgjedhur për të shkuar drejt parlamentit dhe për të qënë zëri juaj, nuk më kanë ndihmuar gjithmonë të bëj më të mirën.

Unë vendosa ta korrigjoj këtë.

Vendosa të bashkohem me një ekip që bën “natën ditë” dhe jo “ditën natë”. Vendosa të konkurroj me ekipin e Partisë Socialiste sepse këmbëngulja e Edi Ramës për tu qëndruar mbi kokë shqiptarëve e për të udhëhequr me patriotizëm, është e qartë.

Unë nuk desha ta kërkoj më votën tuaj pa qënë i sigurt se mandati im në parlament mund tu kthehet drejtpërdrejt në shërbimin tuaj dhe të komunitetit të Tiranës.

Kështu që në 25 prill, do të më gjeni në Listën e Partisë Socialiste me numrin 24. Falënderoj kryesinë e PS-së, që mes larmisë së emrave të saj potencialë, më mirëpriti në këtë skuadër ku secili duhet të bëjë më të mirën për një Shqipëri me ritëm, që nuk  ka nevojë të frenojë për të ndërruar shoferin.

Ju duhet të votoni kësaj herë dy herë në të njëjtën fletë votimi. Unë ju ftoj të zgjidhni Partinë Socialiste dhe më pas kandidaturën tim me numrin 24.

Bashkë do t’ja dalim, me të gjithë vëmendjen tek njerëzit. Sepse Shqipëria është e ardhmja jonë, dhe shqiptarët nuk kanë kohë për gjum

Back to top button
LAJMET E FUNDIT