Paskal Milo tërhiqet nga zgjedhjet e 25 prillit: Ndodhi për shkak të…

Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos është tërhequr nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas “Report Tv”, Milo ka theksuar se tërheqja e tij nga gara elektorale ka ardhur për shkak të dështimit të negociatave me faktorët politikë të së majtës.

“Tërheqja ka ndodhur për shkak të dështimit të negociatave me faktorët politikë të së majtës. Angazhimi im politik do të vazhdojë”, ka thënë Milo.

Ai ishte në negociata me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me të cilët nuk arriti të gjente dakordësinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT