Luljeta Bozon apo Sali Berishën? Ironizon Rama: Kë do zgjedhin qytetarët mes dy pensionistëve

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes kandidates pensioniste të PS-së, Luljeta Bozo dhe atij që ai e quajti pensionisti i PD-së, Sali Berisha.
“Qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin mes dy pensionistëve, Luljeta Bozos dhe Sali Berishës. Kjo është e reja që sjell PD për pensionistët? Pse ai është përfaqësues i pensionistëve?
Ai do përfaqësojë pensionistët, për çfarë që t’i marrë për të dalë për të djegur palma”, ironizoi Rama.