Radioja shqiptare në Manastir e hapur më 1993 dhe u dogj në 2001/FOTO

Manastiri në fillimvitet e 90-ta ishte ende një qendër që frymonte shqipe me shumë dyqane, biznese që ecnin mirë dhe shqiptarë që nuk mendonin të braktisnin vatrat e tyre. Kulminacioni i arritjeve të tyre ishte hapja e radio stacionit privat “Estrada Fonia” në vitin 1993 nga veprimtari dhe muzicienti Habib Rushani. Kjo radio ishte emblematike dhe se sot pas 25 viteve, Rushani thotë për INA se ishte ndër të parat radio në gjuhën shqipe në Maqedoni, por ndoshta edhe në Ballkan. Ajo ishte një radio me program të begatë që mbante gjallë shqipen dhe shpirtin shqiptar në Manastir dhe rrethinë, me këngë e valle shqipe nga ora 7 e mëngjesit e deri në mesnatë.

“Radioja ishte një institucion kombëtar dhe kulturor që ruante dhe promovonte vlerat tona kombëtare. Kishim programe të larmishme nga ato muzikore, për fëmijë, argëtuese dhe politike. Me radion tonë organizuam mbi 50 mbrëmje muzikore dhe 16 koncerte me emrat e njohur të këngës shqipe si Ilir Shaqiri, Selami Kolonja, Eli Fara, por edhe humoristë e aktorë të estradës shqipe”, shpjegon Habib Rushani.Pjesë e saj ishin shumë emra të njohur të intelektualëve dhe entuzistëve nga Manastiri dhe rrethina. Zëri i saj kumbonte për më shumë se 9 vjet, kur një natë marsi të 2001, kur filloi konflikti i armatosur në Tetovë, grupe dhe huliganë të organizuar i vunë flakën radios, duke e djegur tërësisht.Gjykata e Manastirit e shpalli fajtor, drejtësia e fituar në StrasburgRushani thotë se gjithçka ishte shkrumb e hi dhe se ishin shuar shpresat për të rikthyer radion në gjendjen si ishte me gjithë ate opus muzikor dhe teknikën profesionale të asaj kohe.Pas qetësimit të situatës, nisën peripecitë nëpër gjykata, duke u zhvilluar 23 seanca, por ajo që ishte çmenduri sipas Rushanit, ai shpallet fajtor sepse kishte lëshuar këngë patriotike që ka provokuar bashkëqytetarët maqedonas. Ky vendim i padrejtë dhe pa dëmshpërblim detyroi që Rushanin që të kërkojë drejtësi në Gjykatën e Strasburgut. Dhe më në fund në Strasburg flet drejtësia, ku ai fiton përballë drejtësisë së padrejtë maqedonase.Rushani thotë se ka bërë përpjekje për ta hapur radion dhe se për këtë kishte marrë premtime se do ti ndihmonin, edhe nga Teuta Arifi, kryetarja e Tetovës, në cilësinë e zyrtares së lartë të BDI-së dhe që ishte korrespodente e Dojçe Veles, lajme që transmetoheshin në radion e Manastirit.“Më thoshte se do të mundohet, por kot, nuk u bë asgjë. Sa i përket Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës nuk ju kam drejtuar, por me siguri do të më thonë se keni qeverinë tuaj në Maqedoni.”, thekson Rushani.Habi Rushani në Radio “Estrada Fonia” Manastir 1993
Vështirë të merresh me kulturë si shqiptar i ManastiritNjë shqiptar në Manastir vështirë është të merret apo të bëjë aktivitete kulturore. Këtë mendim e ndanë edhe Rushani, duke thënë se vazhdimisht ka organizuar aktivitete kulturore dhe muzikore. Ai thotë se me vështirësi ka organizuar këto aktivitete ndër të cilët edhe festivalin “Zëri i Alfabetit”, që mbahet çdo vit nga 14 deri 22 nëntor me rastin e ditëve të Kongresit të Manastirit. Rushani thotë se përkrahja e nevojshme ka munguar, megjithatë ka pasur përkrahje simbolike nga disa komuna, më parë nga Ministria e Kulturës dhe disa afaristë, por gjithçka ka qenë minore, duke mos mbuluar gjitha harxhimet e aktiviteteve. Ai bën thirrje që institucionet e kulturës, sidomos tanimë Ministria e Kulturës të mendoj për shqiptarët e Manastirit. “Kështu Manastirin po e mbajmë ende gjallë dhe nuk dorëzohemi”, thotë Rushani, një muzicient që ka kultivuar muzikën popullore të këtyre trevave, duke nxjerrë edhe disa albume muzikore.(N.Pajaziti/INA)/ZgjohuShqiptar.info

Habib Rushani në koncert

Back to top button
LAJMET E FUNDIT