Faktet e reja për dosjen “Trebicka”, u aksidentua apo u vra dëshmitari i skandalit të Gërdecit?

Sonte në Top Story

13 vite më parë në Gërdec shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve duke lënë pas 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Ngjarja nxori zbuluar trafikun e municioneve kineze drejt Afganistanit dhe implikimin e pushtetarëve në një aferë që shkelte ligjet e një vendi aleat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paketuesi i municioneve Kosta Trebicka, publikoi prova dhe përgjime që zbërthyen skemën por mbeti i vdekur në një aksident misterioz.

Në dokumentarin e kësaj të marte, Top Story do të publikojë për herë të parë dosjen e plotë hetimore “Trebicka”.

A e vranë Kosta Trebickën apo ngjarja që i mori jetën ishte aksident…? Çfarë ndodhi këto vite me dosjen? Një sërë provash të rëndësishme të zbuluara në këtë dokumentar sugjerojnë mundësinë e një piste të re.

Dëshmi dhe informacione të papublikuara kurrë më parë që hedhin më shumë dritë mbi vdekjen misterioze të denoncuesit të aferës së municioneve….

Back to top button
LAJMET E FUNDIT