Sherr për listat/ Tensione dhe përçarje në PD-në e Vlorës, dorëhiqet Bujar Leskaj?

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, mësohet se në degën e selisë blu në Vlorë ka pasur konflikte për listat e kandidatëve dhe flitet për një dorëheqje cila mund të shkaktojë “tërmet”.
Nuk është ende e konfirmuar, por diskutohet se drejtuesi i PD qarkut të Vlorës Bujar Leskaj është dorëhequr nga kandidimi. Mendohet se arsyeja të jetë pakënaqësia për listën.
Ndërkohë në Vlorë aktualisht, është zhvilluar një mbledhje nga drejtuesit e PD atje, ku është parë edhe Agron Kuliçi përfaqësues i PD nga Tirana.
Në pritje të një reagimi nga Leskaj , ky i fundit ka fikur telefonin.
Gjithashtu flitet për edhe për dorëheqjen e kreut të PD në Vlorë ,Genc Deromemaj, i cili pritej dhe ai të ishte kandidat për deputet në Vlorë por nuk figuron në listën e miratuar një natë më parë nga PD në Tiranë./ Top Channel