“Do i pres dorën kush prek votën”, Meta takohet me Soreca dhe ambasadorin e OSBE:Flet për dy problemet e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim urgjent me dy ambasadorët e BE-së dhe të OSBE-së në zyrën e tij, e ku shqetësimi kryesor ka qenë mos pajisja e një kartë identiteti të vlefshëm për rreth 900 mijë shqiptarë dhe kjo mund t’i rrezikojë që të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Thirra këto ditë në takime të veçanta Ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Sh.T.Z Vincenzo Del Monaco dhe Sh.T.Z Luigi Soreca. I informova rreth takimit, që zhvillova me shoqërinë civile për problematikat, që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë shtyrjen e afatit të kartave të identitetit dhe mundësimin e votimit për shtetasit e prekur nga COVID-19.

Theksova se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo tentative për intimidimin, presionin dhe pengimin e pjesëmarrjes masive në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Çdo individ, që do të përfshihet në skema të krimit zgjedhor, do të ndëshkohet me forcën më të rreptë të ligjit”, bën të ditur presidenti.

Më tej ai thekson se: “Vlerësova mesazhin e qartë të Bashkimit Europian se autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen, njësoj siç nuk do të amnistohet askush tjetër, që do të guxojë të prekë votën e lirë më 25 prill. Zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin për fatet e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj të pakthyeshme europiane”.

Presidenti ka qenë tejet i ashpër në qëndrimet e tij mbi procesin e zgjedhjeve, duke deklaruar deri në se “do t’i presë dorën atyre që prekin dhe tjetërojnë votën”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT