Takimi me Ambasadoren Yuri Kim, Kryemadhi jep detaje: Biseduam rreth…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbardhur detaje nga takimi që ajo pati me Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, në Elbasan.
Për mediat, ajo u shpreh se me ambasadoren u diskutua për situatën e fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit.
“Me ambasadoren diskutuam për situatën e fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, e në gjithë qarkun, ku ajo që ne diskutojmë e që është shumë e rëndësishme ka rëndësi t’u krijojmë shanse e mundësi të gjithëve të votojnë.
Të mos ushtrohet presion institucioneve shtetërore duke nisur me ndihmën ekonomike, me konfliktin e interesit që ka sot prokurori i Elbasanit ku vëllain e ka të tretin në listën e PS, për të vijuar me krijimin e mundësive të kenë sa më shumë gra e vajza përfaqësues.
Mos të harrojmë që Elbasani është qyteti më elitar, edhe më shumë se Tirana sa i përket intelektualëve, forcës së gruas, së vajzave e të rinisë, tjetra, që dua tua theksoj, lista fituese e LSI i jep shans të jashtëzakonshëm të rinjve dhe të rejave, shans të jashtëzakonshëm grave e vajzave për të qenë ato që do vendosin për të ardhmen e LSI”, tha Kryemadhi.