Gafa në rrjetet sociale/ Federata e Futbollit të Spanjës i kërkon falje Kosovës

Federata e Futbollit të Spanjës është penduar për veprimin që bëri të martën në rrjetet sociale ndaj Kosovës.
Duke iu referuar ndeshjeve të cilat La Roja do të zhvillojë, sfidës me Kosovën e quajti “me territori i Kosovës”.
Kjo ngjalli reagime nga më të ndryshmet, përfshirë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Megjithatë vetëm 24 orë pas publikimit të këtij lajmi, Federata e Spanjës, me apo pa dashje për veprimin që bëri, u pendua.
FFK bëri ditur se Presidenti Agim Ademi mori një telefonatë nga Federata e Futbollit të Spanjës, RFEF e cila shprehu keqardhje për lajmet e publikuara në media, ndërsa ka siguruar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.