Pas deklaratës Yuri Kim, KQZ merr në shqyrtim vendimin për kthim të listave të PS, PD dhe Nismës

Menjëherë pasi Yuri Kim bëri apel për futjen në filtra të kandidatëve për deputetë, duke përjashtuar ato me rekorde kriminale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do të shqyrtojë listat e disa prej partive kryesore politike.

Fillimisht bëhet fjalë për rishikimin e listave, për korrigjimin e tyre, pasi janë konstatuar probleme. Mbledhja do të zhvillohet sot pasdite në ora 17:30 dhe aty do të jepen arsyet se pse këto lista kanë mangësi. Këtu bëhet fjalë për listat e PS, PD dhe të NISMA Thurje, Bindja Demokratike dhe Ballit Kombëtare.

Rendi i ditës së KQZ

1. ” Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumem?rore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

2.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumem?rore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

3.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumem?rore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

4.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumem?rore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

5.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumem?rore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

Back to top button
LAJMET E FUNDIT