Shkon në 21 613 numri i vaksinimeve/ Silva Bino merr dozën e dytë, Manastirliu paralajmëron ‘lajme të mira’

Edhe pse me shifra modeste, vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.
Referuar informacionit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë mësohet se është drejt përfundimit, vaksinimi i stafeve mjekësore në të gjithë vendin.
Ministrja Ogerta Manastirliu, teksa ka publikuar një foto të Silva Binos duke marrë dozën e dytë të vaksinës, paralajmëron për lajme të mira.
“Së afërmi lajmë të mira për intensifikimin e procesit të vaksinimit.“, shkruan Manastirliu. /Gazeta SHQIP