Kemi me qindra Luljeta, po s’kini pasur sy t’i shikoni dhe veshë t’i dëgjoni!

Luljeta Bozo është e para,
në renditjen socialiste,
dhe pse në moshë shumë të shtyrë,
është akoma optimiste!

Rama ndihet shumë krenar,
për këtë zbulim të ri,
po ka me qindra si Luljeta,
anë e mbanë në Shqipëri!

Luljeta këtu ka qënë,
po s’e kishte parë njeri,
komunizmi veç të zeza,
ka lënë në Shqipëri!

Ky s’është opinioni im,
për sistemin e kaluar,
që gruan njëlloj me burrin,
kudo e kish barazuar!

Kur ti merr 80 vjeçaren,
të Diel e bën të Martën,
në një moshë shumë më të re,
kishe Valin-kishe Artën!

Komunizmin mund ta shani,
edhe mos ndaloni kurrë,
po ai i gatoi njerëzit,
me arsim dhe me kulturë!

Kuadrot e asaj kohe,
Rama fort i ka urryer,
tani që po thinjet vetë,
nga ata sytë i ka kthyer!

Si profesion i vështirë,
politika është pranuar,
në këtë moshë-në Planet,
askush nuk e ka filluar!

Me këtë zonjë të nderuar,
në një moshë goxha të vjetër,
Edi Rama bëri shou,
veç shou dhe asgjë tjetër!

Këtë zonjë dinjitoze,
Rama fort e ka nderuar,
po Luljeta këtë ftesë,
nuk duhet ta kish pranuar!

A.DUKA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT