Çudit Basha: Nëse jeni të pakënaqur nga Rama, komentoni statusin tim dhe shkruani “ndryshim”

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka befasuar qytetarët dhe ndjekësit e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kryedemokrati u kërkon ndjekësve të pakënaqur me Ramën dhe që duan ndryshim të pushtetit, të komentojnë në statusin e tij me fjalën “ndryshim”.

Siç duket, Basha ka organizuar një tip minisondazhi, i menduar për të matur “shkallën e zemërimit”.

“Pas 8 vitesh të Ramës, a e doni ndryshimin në Shqipëri? Nëse po- shkruaj “ndryshim” në koment.”, shkruan Lulzim Basha.

Ky mesazh i kryedemokratit, që duket si sondazhet e faqeve të vogla të rrjeteve sociale, është pritur me kritika nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzojnë për strategji komunikimi (PR) të dobët. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT