KQZ kthen për korrigjim listat e PS dhe të opozitës: Keni afat deri në 16 Mars

Për shkak të disa parregullsive në dokumentacion, listat e Partisë Socialiste dhe koalicionit opozita PD-ASH janë kthyer për korrigjim nga ana e KQZ-së. Vendimi u mor ditën e sotme nga kryekomisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi.

Ato kanë afat deri më 16 Mars që të dorëzojë dokumentacionin të korrigjuar. Sipas KQZ-së, ka mangësi sa i përket kriterit gjinor, apo deklaratave të kandidatëve që nuk kanë plotësuar disa rubrika në dokumentacion.

Lista për koalicionin ka tejkaluar numrin e kërkuar të kandidatëve në shumicën e qarqeve. Po ashtu edhe aty vërehen mospërmbushje të kërkesave ligjore. Për Qarkun Tiranë dhe Korçë nuk është respektuar edhe kuota gjinore.

VENDIMI:

1. ” Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

2.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

3.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

4.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

5.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

6.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;

Back to top button
LAJMET E FUNDIT