“Për kandidimin më ka bindur Rama”/ Gjekmarkaj: Kryeministri ka rrëshqitur, është i sëmurë dhe delirant

Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, i njohur për qendrimet e tij kundër qeverisë, është zgjedhur si kandidat i PD për deputet.

Gjekmarkaj, i cili është i dyti në listën e PD në qytetin e tij të lindjes, tha në news24 se ftesën ja bëri Basha, ndërsa për ta bindur për kandimin e bindi Edi Rama.

“E falënderova Bashën, e pranova me kënaqësi ftesën. Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës.”, tha Gjekmarkaj.

Duke iu përgjigjur kryeministrit i cili e sulmoi sot paradite, Gjekmarkaj tha se Rama ka rrëshqitur dhe së është delirant i sëmurë.

“Ka rrëshqitur në marrëzi. Kryen vetëvrasje publike në ligjërimet e veta. Mund të ishte drejtor i një estrade, që ndihmon të qeshë, punëtorët që janë lodhur pas pune. Rama bullizoi. Rama shqetësohet nga prezenca ime dhe e Markut. Përbën rrezik për të, sepse mbështetja për ne është e madhe. Njerëzit po mbështesin opozitën. Nuk ndodh që kryeministri të merret me faktin sa i vjetër është një person, ai fyeu. Rama shfaq lartësinë, është delirant dhe i sëmurë. Unë jam kritik për PS-në, që është kthyer në parti totalitare, por nuk fyej askënd”, u shpreh Gjekmarkaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT