I kthyen listat mbrapsht/ Murrizi shpërthen ndaj KQZ-së: Mos u bëni pjesë e qenve të zgjebosur që të rruajnë k….rahun
Myslim Murrizi, kreu i Partisë së Lëvizjes Demokratike Shqiptare ka shpërthyer keq ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi këta të fundit i kthyen për korrigjim listën e kandidatëve për deputetë.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Murrizi shkruan se KQZ-ja nuk duhet të bëhet pjesë e qenve të zgjebosur që lehin per të kafshuar.
Ai shton ndër të tjera se e mirëkupton mosvënien e gjinisë të disa kandidatëve të disa partive avangard sepse sipas Murrizit, e kanë të vështirë të ndajnë realisht gjininë e atyre, pasi ndjehen ndryshe nga ç’duken.
Postimi i plotë
LISTAT E KANDIDATEVE PER DEPUTET NE 12 QARQE TE PARTISE LEVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE Kam postuar edhe dy proçesverbalet e KQZ qe kam dorezuar ne rregull çdo dokument qe kerkohet sipas Kodit Zgjedhor. Per te gjithe lehesit me pagese dhe vullnetare ne media apo portale po sqaroj se: Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje ish spiun sigurimi. Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje ish antare te partise se punes. Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje hajdut apo xhepist administrate te 30 viteve pluralizem. Listat e PLDSH nuk kane brenda asnje kontigjent, trafikant, tutore apo burgaxhi ordinere brenda dhe jashte vendit. Listat e PLDSH jane plotesuar me emer atesi mbiemer datelindje dhe gjini e jo pa atesi pa ditelindje dhe pa gjini si lista e nje partie qe kam publikuar ne fund. KQZ dhe çdo funderrine tjeter qe ka dy dite qe kerkon te bej “ lajm” se gjoja nuk kemi lista te rregullta, ta mbyllin “ halen” se kane 30 vjet qe qelbin era kerrme
Ftoj KQZ te reagoj menjehere pas dorezimit perfundimtare te dokumentacionit nga ana e PLDSH qe te mos behet pjese e qeneve te zgjebosur qe lehin per te kafshuar por qe te rruajne k….rahun se i kane dhembet e kalbur duke ngrene m….30 vjet rresht Ps: Mirekuptoj mos venien e gjinise te disa kandidateve te disa partive avangard sepse e kane te veshtire te ndajne realisht gjinine e atyre qe ndjehen ndryshe nga çduken.
Sot, Komisioni Qendror i zgjedhjeve, pas shqyrtimit të projektvendimeve, u ka kthyer për korrigjim listat e kandidatëve për deputetë shumë partive.