Refuzoi propozimin për të kandiduar në zgjedhje, Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga PS

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, nga Partia Socialiste.
Sipas “Balkan ëeb”, Rama i ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë, ku kërkon përjashtimin e Lelit.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin që Rama i ka dërguar atyre.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Leli nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës që të dorëhiqej nga ky post, për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë. Ndërkohë që dje në asamblenë e PS-së së Vlorës ka munguar pikërisht Leli gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë. Lajmin për përjashtimin e Lelit e ka bërë pulbik, shefi i shtabit të qarkut, Damian Gjiknuri, i cili ka lexuar mesazhin e Ramës drejtuar asamblesë.