Basha lë timonin e kthehet në pasagjer: Rama, i degjeneruar deri në pikën e fundit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hequr dorë nga drejtimi i timonit dhe është kthyer në pasagjer për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Në komunikim virtual me ndjekësit e tij në Facebook, ndërsa udhëtonte, Basha, duke folur për kryeministrin Edi Rama, tha se në tetë vite nuk ka arritur asgjë, ndërsa shtoi se ka arritur në një pikë degjenerimi dhe merret vetëm me sulme e shpifje.

“Duhet të kërkonte falje. Por merret vetëm me sulme me shpifje, si një njëri gojështhurur, pa pikë qytetarie, i degjeneruar deri në pikën e fundit që mund të degjenerohet  një krijesë njerëzore. Duke sulmuar gra, vajza, nëna…”.

Disa javë më parë bëri bujë një postim i bashkëshortes së Bashës, e cila tregonte që lideri i PD-së po i jepte makinës. Kjo foto pati shumë polemika pasi kryedemokrati po jepte makinës pa vendosur rripin e sigurimit.

Gjithashtu Basha u ndal tek kërkesat e SHBA e BE për përfshirjen në lista të personave me integritet dhe të pastër. Sipas kryedemokratit, Rama nuk e ka mbajtur këtë premtin, pasi sipas tij, në listat e PS ka persona të lidhur me krimin. Ai theksoi ndër të tjera se 25 prilli do të jetë një ditë çlirimi për të gjithë shqiptarët, edhe për vetë socialistët

Diaspora nuk voton dot as këtë herë, çdo bëni për këtë kategori?

Lulzim Basha: Do të bëjmë realitet votimin elektronik. Kjo bën të mundur të minimizohet manipulimi i votës. Por edhe të votojnë të gjithë shqiptarët në çdo cep të votës. Shoqëritë që kanë emigracion masiv, siç është dhe e jona, do u japim të drejtën kushtetuese për votën e tyre. Rama i trembet votës së Diasporës, por ne do e bëjmë realitet votën e tyre. Rama do të vendosë përsëri në parlament kriminelë, pavarësisht nga thirrjet e SHBA dhe BE. 25 prilli sjell një çlirim dhe për Partinë Socialiste. Listat tona për deputetë janë pjesë e ekipit të fitores, por të gjithë janë pjesë e një ekipi, ka një mision: ndryshimin e vërtetë, jo thjesht rotacionin.

Jemi bashkë për ndryshimin dhe kështu Shqipëria do të ndryshojë. Pa larguar atë asgjë nuk do të ndryshojë, do të mbetemi siç kemi mbetur këto 8 vite. Duke larguar Edi Ramën, do të fitojnë të gjithë, do të fitojnë dhe socialistët. Nuk premtojmë mrekullira dhe do të jem një kryeministër normal, do të punojmë për një Shqipëri normale. Është një vend iu mrekullueshëm me potencial të jashtëzakonshëm,. Siç është dielli sot do të do të ndrijnë dhe fytyrat e shqiptarëve. Nuk do të ketë stres, përçarje, ndasi, por pozitivistet, besim tek vetvetja. Shqiptarët janë njerëz të fortë, të jashtëzakonshëm, të talentuar, me këtë ekip do ta bëjmë planin tonë për një Shqipëri normale dhe të shfrytëzohen përparësitë e vendit. Shtresa e mesme do të çlirohet. Arsimi shqiptar t’i shërbejë popullit shqiptar. Qeveri normale, kryeministër normal dhe Shqipëria do të ndryshojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT