Mbi 2 mijë viktima nga covid/ 620 persona të shtruar në spital, sa janë të intubuar dhe në terapi intensive

16 viktima janë regjistruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga nisja e pandemisë, zyrtarisht janë mbi 2000 viktima në Shqipëri nga Covid-19.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se janë kryer 3077 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 qytetarë.
Po si paraqitet situata në spitale?
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Vaksinimet
Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. /Gazeta SHQIP