Shpërthen Lefter Koka, reagon pas sulmeve të LSI: Behuni gati, në 25 prill çerdhja juaj mbyllet

Deputeti Lefter Koka, tashmë pjesë e ekipit të PS-së për qarkun e Durrësit i është përgjigjur sot akuzave të lëshuara nga LSI kundër tij, ndaj personit që dikur kjo parti e mbështetese dhe merrte vota në Durrës.
Me anë të një reagimi në Facebook, ish-ministri Koka ka sulmuar LSI, duke u shprehur “kulti i juaj është mos mirënjohja dhe e keqja juaj mishërohet veç te ju”.
“Kohë e humbur të merresh me ju. Baltosja është e vetmja çfarë ju dini të bëni dhe habitem si vonuat kaq shumë! Por 2 fjalë në respekt të bashkëqytetarëve të mi po i them. Ju lindët si parti inati e mllefi dhe po këto po ju shuajnë. Ndër vite treguat se jo vetëm nuk patët program apo vizion , por jeni partia e një grusht njerëzish të etur për pushtet, etje, para. Të mbarsur me mllef ndaj më të mirëve, ndaj çdokujt që ka ditur t’ja dalë vetë. Ju besoni te intriga dhe te shpifja! Kulti juaj është mosmirënjohja dhe E Keqja mishërohet veç te ju! Ju e dini dhe më njohët mirë, mua nuk më shqetësoni ! Në 25 Prill çerdhja juaj mbyllet!”, shprehet Koka.
Ish-ministri Koka nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deptuetit të fituar në Durrës dhe që përfaqësonte LSI-në, duke kontestuar vendimin e Parlamentit për bojkotimin përfundimtar të Parlamentit.
Më pas Koka bëri të ditur bashkimin me PS-në në këto zgjedhje dhe për këtë po sulmohet ashpër nga LSI-ja.