“Ti je këllirë, i mbaruar si individ”/ Rama nxjerr audion e Grida Dumës në celularin e tij LIVE në emision

I ftuar në News24 mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama u kritikua nga analisti Robert Rakipllari për një foto të Grida Dumës me mikrofon që kreu i qeverisë kishte nxjerrë, e që sipas gazetarit ishte foto seksiste.

“Nuk është faji im që ju e shihni Grida Dumën nga ana seksuale,” tha Rama e më pas kërkoi një mikrofon për t’i treguar të ftuarve në studio një audio nga përfaqësuaesja e Partisë Demokratike.

Rama afroi mikrofonin në celularin e tij ku dëgjohej një pjesë nga një debat i shkuar i Dumës në emisionin Open në Top Channel.

Në audio dëgjohet Grida Duma duke thënë: “Ti je këllirë, s’je burrë, je i mbaruar si individ”.

“Ja e shikon si shan kjo, si flet, unë s’përdor kurrë fjalë të ndyra” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT