E kandidoi për PS/ Rama merr në mbrojtje Yllin Shehun: Ka virtyte si djalë, e ndan një oqean me raki me Dash Shehin

Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje deputetin e opozitës, Ylli Shehun të cilin Partia Socialiste e ka renditur të 24 në listat për Tiranën.
Rama tha se Shehu, i cili ka ndërruar të paktën tre parti, është një djalë normal dhe me virtyte.
Kryeministri tha në news 24, se mes Ylli Shehut dhe Dash Shehit është se ka një oqean me raki.
“Ylli Shehu është një person që përfaqëson një komunitet të tërë kuksian dhe ka votat e tij. Ndryshimi mes Ylli Shehut dhe Dash Shehit është se ka një oqean me raki që është krijuar nga një distancë në kohë e moshës. Ylli Shehu është në zonën e listës ku nuk është aty për të përfaqësuar me gjithë forcën e vet zonën tonë. Është një djalë normal, që ka një virtyt, përfaqëson një komunitet të tërë. Dash Shehi nuk është problemi që nuk pi raki, por është i dehur në mendje”, tha Rama. /Gazeta SHQIP