Nëse futesh në intubim, konsiderohesh i vdekur? Manastirliu zbulon të dhënat shokuese

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se personat e intubuar, në pjesën më të madhe të rasteve shkojnë drejt fataliteteve.

E pyetur nga gazetarët në studion e “Opinion”, Manastirliu shprehet se pavarësisht kësaj, ka pasur raste që pacientë të prekur me Covid kanë dalë nga intubimi.

Pyetje: Sa persona deri tani kanë dalë nga intubimi? Sepse nëse futesh në intubim, konsiderohesh i vdekur. Për personat e intubuar sa arrijnë ta fitojnë betejën, sepse nuk janë as me gishtat e dorës apo jo?

Manastirliu: Janë raste të cilat fatkeqësisht në përqindjen më të lartë shkojnë drejt fataliteteve, sepse nuk është vetëm intubimi. Është fakti që ka lidhje me sëmundjen dhe sëmundjet e tjera që shoqërojnë më pas, që agravon vetë Covid-i, si sëmundjet kardiovaskuale etj. Pra sëmundje të tjera që shoqërojnë dhe bëjnë prekje multiorganore dhe këto pastaj sjellin fatalitetet. Bëhet një përpjekje gjigande nga mjekët.

Pyejte: Sa persona kanë dalë nga intubimi?

Manastirliu: Ne kemi pak raste të cilat kanë dalë nga intubimi, por po themi përqindja e nuk është e konsiderueshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT