Tensionohet situata/ Leli ‘hakrmerret”, shkarkon nënkryetarin e bashkisë, krahun e djathtë të Gjiknurit

Kryebashkiaku i Vlorës, tashmë i përjashtuar nga Partia Socialiste për shkak të refuzimit për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, përflitet se ka marrë një vendim për shkarkimin e nënkryetarit Afrim Qëndro.

Qëndro njihet si njeriu i deleguar nga PS-ja dhe krahu i djathtë i shefit të shtabit në Vlorë, Damian Gjiknurit.

Sipas burimeve të Faxnews, Qendror nuk është lejuar të futet sot në zyrë, si dhe kryebashkiaku ka firmosur një shkresë për shkarkimin e tij. Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për shkarkimin e Qendros.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne”. Ky ishte mesazhi i Ramës që u lexua në Asamblenë e PS-së në Vlorë gjatë prezantimit dy ditë më parë të kandidatëve.

Gazeta Shqip u mundua të kontaktonte me Qendron nëse lajmi për shkarkimin ishte i vërtetë ose jo, por nuk mori ndonjë reagim.

Afrim Qëndro është emëruar në atë pozicion nga vetë kryemnistri më 22 korrik 2020, në kulmin e përplasjeve asokohe me kryebashkiakun Dritan Leli.

Leli refuzoi ofertën e Ramës për të qenë kandidat për deputet, ndërsa kryesocialisti paralajmëroi përjashtimin e kryebashkiakut nga Partia Socialiste.

Kryesocialisti në një studio televizive tha se Leli nuk pranoi që të përfshihej në skuadër, ndërsa lidhur me dëbimin nuk pranoi që të komentonte duke thënë se janë “punë të brendshme të partisë”.

“Nuk ka ndodhur asgjë, faktikisht unë i kam kërkuar që të përfshihet në skuadrën e Vlorës, ai ka refuzuar dhe kaq. Nuk ka pasur asnjë letër dërguar nga unë dhe lexuar nga Damiani, ka qenë një mesazh që unë kam çuar se nuk isha dot dje i pranishëm. Ishte shumë i shkurtër dhe përderisa Leli refuzoi, skuadra do të fitojë pa Dritan Lelin. Këtu nuk ka asnjë ndëshkim dhe nuk përbën ndonjë problem që duhet të marrim minuta për publikun, është një cështje e brendshme e jona. Kush nuk është gati për t’i dhënë skuadrës, nuk është në skuadër” tha Rama te “Real Story”. Edi Rama devijoi nga përgjigja duke kërkuar që fokusi të jetë në një tjetër cështje. “Është shumë e rëndësishme për Vlorën dhe gjithë Shqipërisë që ministrja e Energjisë është në udhëtim, ku nesër do të firmosë memorandumin me palën amerikane për investimin në transformimin e TEC-it të Vlorës” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT