Paralajmëron Meta: S’ka koalicion LSI-PS, nëse Rama merr Bashën tregon se…

Presidenti Meta ka dalë me një paralajmërim të fortë kundër kryedemokratit duke thënë se nëse PS-PD bëjnë marrëveshje pas zgjedhjeve atëherë, Rama e ka pasur Bashën gjithmonë me vete dhe se sulmet mes njëri tjetrit kanë qenë të stisura.
Gjatë një interviste për MCN TV, Meta përjashtoi mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes LSI dhe PS duke thënë se për këtë bazohet tek njohja personale me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, por shtoi se nëse Rama arrin të bëjë koalicion me Bashën atëherë sipas tij kjo do të thotë se e ka pasur kreun e opozitës gjithnjë me vete.
“Unë nuk hy në çështjet e opozitës, por dy gjëra mund t’i them sa i takon zonjës Kryemadhi, në natyrë të njohjes personale. Nuk është se nuk bën gabime dhe një nga gabimet që bëri është dalja nga parlamenti.
Dy gjëra janë të përjashtuara: Që LSI të bëjë koalicion me Ramën dhe e dyta të bëjë lojë dyfishe me ata që i quajmë oligarkë. Për fat të keq largimi nga parlamenti i opozitës e lehtësoi Ramën. Nëse Lulin e merr tani do të thotë që e ka pasur gjithnjë me vete”, deklaroi Meta.