Sot vijnë 38 400 doza në Shqipëri, OBSH reagon pas “bojkotit” të disa shteteve të vaksinës së AstraZeneca

Organizata Botërore e Shëndetësisë thote se shtetet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën e AstraZeneca nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka asnjë provë se kjo është e vërtetë.
Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e saj, por OBSH thotë se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
Zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris tha se AstraZeneca është një “vaksinë e shkëlqyeshme” dhe duhet të vazhdojë të përdoret.
“Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të përdorim vaksinën e Astrazenecas. Në po bëjmë atë që bëjmë gjithmonë; hetojme çdo sinjal të mundshëm lidhur me sigurinë. Në fakt është shumë e rëndësishme të kemi sinjale të tilla, se sa të mos dëgjojme fare. Më pas do të thuhej se nuk ka pasur hetim e vigjilencë të mjaftueshme. Ne duhet të hetojmë çdo sinjal të mundshëm, por nuk ka asnjë provë për te mos e përdorur atë”.
Thuajse 5 milionë europianë janë vaksinuar deri më sot me një ose dy doza të AstraZenecas. Sipas këtyre rezultateve, në 30 raste janë shënuar problematika në gjak shoqëruar me trombozë. Raportohet se në Itali një 50 vjeçar ndërroi jetë pas marrjes së saj, sepse pësoi të tromboze të venës.
Por asnjë marrëdhënie shkakësore nuk ishte gjetur midis injektimit të vaksinës dhe problemeve shëndetësore të raportuara, tha OBSH.
Kujtojmë se sot Shqipëri pret të marrë 38 400 doza të AstraZeneca, me të cilat do nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagodëve./Gazeta SHQIP