‘U tha u bë’, Rama i lumtur për marrëveshjen me Italinë për patentat: Ja marrëveshje tjetër që do të kemi së shpejti

Lidhur me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“U tha u bë”, shkruan kryeministri.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan se nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.

Rama tha se një hap tjetër i domosdoshëm mes dy vendeve është njohja e pensioneve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT