“Meta më tha ‘prit se erdha'”/ FRD-së i fikin dritat, Sali Shehu ngujohet në zyrë me qiri

Vijon rezistenca ndaj bashkisë së Tiranës e përfaqësuesve të FRD, të cilët refuzojnë të lirojnë zyrat.
Aktualisht mësohet se në zyrat e FRD nuk ka energji elektrike, ndërsa kryetari i ri i kësaj force, Sali Shehu, thotë se “kjo është shenjë e diktaturës”.
“Jemi me qirinj si në kohën e luftës, por kjo është tregues se diktatura është në prag” deklaroi ai më herët për abc, ndërsa u zotua se zyrat nuk do i lirojë.
Ai tregoi edhe si u bë presidenti Meta pjesë e konfliktit fizik me policinë bashkiake.
“Kur mbarova deklaratën për mediat më telefonon Presidenti; ku je? Jam para zyrave, i them, erdha më, tha” rrëfeu ai.
Si ndodhi përplasja dhe shpërthimi i Metës
Mesditën e sotme, një debat i fortë që degradoi dhe në përplasi fizike, ndodhi në zyrat e Frymës së re Demokratike në Tiranë.
Policia bashkiake kërkoi lirimin e zyrave, por kjo shkaktoi përplasje të forta mes tyre me përfaqësuesit e FRD-së. Këtij sherri iu bashkua edhe presidenti Ilir Meta, i cili u përplas me policët bashkiakë dhe ngriti tonet.
“Dilni përjashta , mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar./Gazeta SHQIP