VIDEO/ Meta reagon pas përplasjes me policët në zyrat e FRD-së: Kur qeveria ka frikë nga populli, aty…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas debatit që degjeneroi me fjalë të rënda dhe përplasje fizike në zyrat e FRD-së në Tiranë, me punonjësit e policisë bashkiake.

Teksa ka publikuar një video nga tubimi i 2 marsit të një viti më parë, presidenti ka edhe një mesazh.

“Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI.”, shkruan Meta krah videos.

Paraditen e sotme, presidenti u përfshi në një rast të paprecedent, duke u përplasur me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së.

Presidenti e legjitimoi aktin e tij me pretekstin se kërkesa e Bashkisë që FRD-ja të lirojë zyrat është me prapavijë politike.

Meta është përballur fizikisht me policët dhe zyrtarin e Bashkisë, madje edhe i ka kërcënuar ato duke i thënë që “të largohen ose do i çojë në burg me duart e tij”. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT