Shënim / Blloku si provokator vuajtjesh në kushtet e pabarazisë

Blloku, i ashtëquajtur i udhëheqjes, ishte simbol i së keqes komuniste në kapërcyell të 90-ës.Pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, urrejtja kundrejt regjimit të tij, për pak sa nuk përpiu dhe lagjen e nomeklaturës së kuqe, sikur të mos ishin pardesytë e bardha që manipuluan turmat dhe historinë.Në vitet e para pas ndërrimit të sistemeve, blloku u bë një vend peligrinazhi për shumë njerëz, të cilët shuanin kureshtjen e tyre për parajsën e ish-udhëheqjes, duke parë vilat, oborret, parqet, rrugët, ku ata kishin frymuar e ishin gjezdisur, sipas një gjykimi standart, shumë prej të cilëve pa e çarë fort mender-en për popullin matanë gardhit që ushqehej me tollona e bënte një jetë mizerje.Sigurisht, pas kaq vitesh Blloku nuk është më ai. Por vetëm në formë. Në përmbajtje, ai ka mbetur po një lloj parajse, që dikë lumturon e dikë e bën të vuajë. Tek këto të dytët, renditen të gjithë ata të rinjë e adoleshentë, më së shumti të zonave periferike, të cilët e shohin Bllokun si pikën e referencës për vlerën e vetëvetes.Në një analizë kushtuar shkërmoqjes së familjes botuar disa ditë më parë, rrëfehej për rastin e një kryefamiljari të ardhur nga zonat veriore, punëtor e të ndershëm, i cili nuk po mundte dot t`ia shtinte të birit dashurinë për punën, për shkak se i rrinte mendja tek Blloku.Dhe vërtet, Blloku sot, ashtu si dhe dje, po ka atë forcë tërheqëse, po atë vatër kënaqsie, e njëherësh po atë provokator vuajtjesh në kushtet e pabarazisë.Por një pabarazi tashmë shumë më e thellë dhe shumë më frustruese se ajo e para ’90’s./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT