Marrëveshja me SHBA-në për gazin e lëngshëm/ Kim: Ja si do ti hapi rrugë investimeve më të mëdha amerikane

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka komentuar marrëveshjen e djeshme Shqipëri-SHBA, për futjen e gazit të lëngshëm natyror në vendin tonë.

Ky projekt, i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe  ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi, e shndërron Vlorën në një port rajonal të gazit.

Kim thekson se kjo është një marrëveshje e rëndësishme, pasi i hap rrugë investimeve më të mëdha amerikane.

“Kjo është një marrëveshje strategjike e rëndësishme, e cila jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet”, shkruan Kim.

Marrëveshja me SHBA-në për gazin e lëngshëm/ Kim: I hap

Back to top button
LAJMET E FUNDIT