Përleshja e Metës me policinë, qytetari ia hedh fajin Ramës, replika në Facebook-un e kryeministrit

Jehona e përplasjes së Presidentit Ilir Meta dje me policinë në zyrat e FRD-së vijon, po ashtu edhe debati me akuza dhe kundër akuza në distancë mes kreut të shtetit dhe atij të ekzekutivit. Një ndjekës e akuzon Edi Ramën se është bashkëfajtor për ngjarjen e djeshme, pasi vijon më tej ai, ishte kryesocialisti që e bëri president.
“Je nje bashkfajtor per ngjarjen e djeshme te presidentit. Vure ne karriken me te lart te shtetit shqiptar nje njeri qe se meritonte ate post osht nje gabim. Duhet qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kesh ne program edhe emrin e presidentit te ardhshëm. Te mos besh gabimin qe bere me Ilir Metën” i shkruan një qytetar Edi Ramës.
Por kryeministri thotë se Ilir Meta u zgjodh President me votat e veta.
“Ai eshte zgjedhur me votat e tij, ne nuk i kishim votat per te zgjedhur dike tjeter as nga opozita as nga PS dhe megjithese e kam thene 1000 here, shume interesant qe disa nuk duan as te degjojne, as te kuptojnë” përgjigjet Edi Rama.
Paraditen e sotme Edi Rama u shpreh se Presidenti Meta ka çrregullime shëndetësore.
“Një shfaqje klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor. Jo më me dikë që është President që ka çrregullime shëndetësore dukshëm të rënda” tha Rama ndër të tjera.