Krahasimi i shifrave/ Më pak viktima dhe infeksione, kthesa pozitive në javën e dytë të marsit

Masat e marra prej disa javës nga Komiteti Teknik i ekspertëve për zgjerimin e orës policore nga 20:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit, si dhe kalimi i shkollave në “zonat e nxehta” online, duket se po jep rezultare.

Java e dytë e marsit, ka reflektuar në uljen e numrit të vdekjeve dhe infeksioneve. Shkurti dhe java e parë e marsit kulmuan me rekorde viktimash. Konkretisht në javën e parë të marsit kishim mesatarisht 20 vdekje në ditë dhe mbi 800 infeksione.

Nëse krahasojmë javën e dytë, shifrat janë më të lehta.

Java e parë e marsit

1 mars-2714 testime, 764 raste të reja dhe 20 humbje jete
2 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
3 mars-3369 testime, 892 raste të reja dhe 19 humbje jete
4 mars-3149 testime, 851 raste të reja dhe 21 humbje jete
5 mars-3268 testime, 847 raste të reja dhe 20 humbje jete
6 mars-3308 testime, 777 raste të reja dhe 21 humbje jete
7 mars-3372 testime, 819 raste të reja dhe 21 humbje jete

Java e dytë e marsit

8 mars-2708 testime, 683 raste të reja dhe 17 humbje jete
9 mars-3197 testime, 629 raste të reja dhe 13 humbje jete
10 mars-3035 testime, 631 raste të reja dhe 17 humbje jete
11 mars-3077 testime, 602 raste të reja dhe 16 humbje jete
12 mars-3340 testime, 681 raste të reja dhe 16 humbje jete
13 mars-3463 testime, 698 raste të reja dhe 12 humbje jete

Ulja e rasteve ka hequr nga tavolina e ekspertëve, të paktën për momentin skenarin për shtrëngim të mëtejshëm të masave kundër koronavirusit.

Edhe në spitale situata po shkon drejt përmirësimit, pasi ka një rënie të numrit të shtrimeve. Aktualisht, 492 persona po marrin trajtim në spital nga 506 që ishin një ditë më parë. Në terapi intensive janë 6 pacientë më pak se dje, ndërsa dy më pak janë të intubuar.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.”, njoftoi të shtunen ministria.

Siç duket, masa e mbylljes në 20: 00 të mbrëmjes, po jep efekte pozitive. Kujtojmë se numri i të shtruarve në spital disa ditë më parë kishte kapur edhe shifrën e mbi 650. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT