VIDEO: Pas Di Caprios, edhe kompania e njohur amerikane kërkon mbrojtjen e Vjosës

Përmes një video të publikuar nga Patagonia – kompania amerikane e veshjeve që tregton dhe shet veshje për aktivitetet në natyrë dhe promovon mbrojtjen e mjedisit – tregohet rëndësia e ruajtjes së Vjosës.

Peticioni u kërkon njerëzve që kanë llogari në Tëitter që të ndihmojnë duke shpërndarë projektin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

“Njerëzit po ngrihen për të mbrojtur lumin e egër më të madh të Eeropës – Vjosa. Kjo rrugë ujore shkon e paprekur nga burimi në det, duke përqafuar një mozaik habitatesh dhe kulturash që janë lidhur me të për mijëra vjet. #VjosaPërgjithmonë tregon luftën e vazhdueshme për të siguruar të ardhmen e këtij sistemi unik, nga pasiguria politike dhe lakmia oportuniste deri te shpresat për krijimin e një Parku Kombëtar (i pari i këtij lloji në Europë).

Pas zgjedhjeve të qeverisë në prill, adhuruesit e lumenjve, qytetarët lokalë dhe konservatorët globalë kanë frikë se kjo ‘Mbretëreshë e Europës’ do të përballet me rrezikun. Në këtë moment historik, njerëzit kudo janë të detyruar të flasin për Vjosën; për ta mbajtur atë të egër, përgjithmonë” – shkruan Patagonia.

Më herët, ishte aktori i njohur Leonardo Di Caprio, që kërkoi sërish nëpërmjet një video në rrjetet sociale, mbrojtjen e Vjosës.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara,” shkruan ai në një postim të fundit në Instagram.

Në vijim, Di Caprio shton:

“Vjosa është kurora e Zemrës Blu të Europës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili do të ishte parku i parë një lumi të egër në Europë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni linkun në Bio dhe nënshkruani peticionin.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT