Meta: Pas një dimri të gjatë, pranvera po vjen furishëm

Presidenti Ilir Meta ka uruar qytetarë për festën e Ditën së Verës.
Me një shënim në facebook, Meta thotë se pas një dimri të gjatë e të vështirë, “pranvera po vjen furishëm”.
“Pas një Dimri të gjatë e të vështirë, Pranvera po vjen furishëm! Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Meta.
Edhe këtë vit, qytetarët do të festojnë Ditën e Verës nën masat kufizuese të COVID.