Përplasja në Elbasan dhe koret “Rama ik”- Kryeministri: Shfaqje vulgare, dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pritjes me thirrjet “Rama ik” në Elbasan dhe përplasjes me militantëve të PS-së dhe atyre në PD-së.

Me një shënim në Twitter, Rama e ka quajtur situatën e krijuar një “shfaqje vulgare”, ndërsa tha se prej 20 vitesh viziton Elbasanin për Ditën e Verës, por që kurrë s’kishte parë një “një turmë ulëritëse me flamuj partie”.

“Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës”, shkruan Rama, ndërsa shpreh keqardhjen e tij për “PD-në e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!”.

Postimi i plotë:

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!

Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për PD e kthyer në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT