Tensione/ Politizohet Dita e Verës, Rama pritet me protesta në Elbasan: Ik o qen… (VIDEO)

Situatë e tensionuar në qytetin e Elbasanit në Ditën e Verës. Duhet të ishte një ditë feste, por prania e dy liderëve kryesorë të politikës e ka kthyer atë një arenë politike, ku janë përplasur militantët e dy partive.
Në momentin kur Rama ka qenë në Elbasan dhe ka dalë rrugës së këtij qyteti është pritur me thirrjet “Rama, ik”, “Rama ik, o qen bir qeni!”.
I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Lllatja, qytetarët njëzëri i drejtohen duke i thënë ik, ‘ik qen’, ‘o qen bir qeni’. Ai është ndalur në disa stenda të qytetit të Elbasanit.
Ndërsa Rama ka ironizuar thirrjet e njerëzve kundër tij, duke ngritur duart lart dhe i bërë thirrje personave që rrinin me flamurin e PD-së që të bërtisnin më fort kundër tij.