Përplasja mes militantëve të PS dhe PD/ Basha: Rama shoqërohet nga banditë me armë në brez, duan të…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas përplasjes fizike ku u përfshinë disa militantët të PD-së dhe PS-së.

Basha tha se qëllimi i kryeministrit ishte të “prishte” këtë ditë festa, ndërsa e akuzoi atë se shoqërohej nga banditë që mbanin armë në brez.

Në Elbasan ndodhet sot edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa Basha tha se ai nuk e kishte idenë që edhe kryeministri kishte planifikuar të njëjtin orar për të vizituar këtë qytet.

“Nuk do të na ndalë më e keqja. Sot është dita kur dielli do të shndërri. Banditët e Elbasanit shoqëronin sot me pistoletë në brez kryeministrit në ikje, ishte tentativa e tij për të shkatërruar festën. Dua t’i them për kryeministrit mos guxo t’i kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët me armë qe ke pas. 14-marsi është dita simbol e luleve, ku vera dh pranvera e mposht dhunën. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. S’ka shans që Rama dhe banda e tij të mbajnë peng Elbasanin. Unë e kisha planifikuar vizitën në orën 10:00, nuk kisha asnjë ide që kryeministri kishte planifikuar të njëjtin orar. Bandat që shoqëronin kryeministrin, janë treguesi sesi Rama e trajton këtë qytet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT