Qytetarët harrojnë COVID-in në Elbasan, mbushin rrugët për të festuar Ditën e Verës

Pritej që Ditës së Verës të festohej ndryshe këtë vit, sidomos në Elbasan, që është edhe qyteti simbol i kësaj feste, pasi çdo qytetar është i detyruar të respektojë kufizimet e vendosura për shkak të COVID.

Por duket se pandemia nuk i ka kufizuar qytetarët në Elbasan të cilët, sikur të ishim në kohë normale, kanë mbushur rrugët e qytetit për të festuar.

Pamjet që vijën nga Elbasani janë jo pak shqetësuese në mes të kësaj pandemie, pasi shumica e qytetarëve janë pa maska dhe në pamundësi për të respektuar distancimin social.

Bashkia e këtij qyteti pati lajmëruar se festimet do të jenë shumë të vogla për të shmangur pikërisht grumbullimin e qytetarëve, por kjo nuk ka funksionuar.

Elbasani u zgjodh sot edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, të cilët vizituan qytetin.

Qytetarët harrojnë COVID-in në Elbasan, mbushin rrugët

Back to top button
LAJMET E FUNDIT