“Po flet përçart”/ Rama: Lulëzim, je bërë një manekin qesharak, ndahu nga …

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur dhe një postim të dytë duke reaguar ashpër nga kundërshtarit të tij politik, kryedemokratit Lulzim Basha. Kjo ishte edhe si një kundërpërgjigje ndaj akuzave të lëshuara nga Basha se Rama provokoi incidentin me turmat që u përleshën sot përpara sheshit të hotel Skampa.
“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shprehet Rama.
Kryeministri u prit me protesta në Elbasan nga mbështetësit e Partisë Demokratike, ndërsa nuk munguan as përplasjet fizike të militantëve, të cilët u neutralizuan pas ndërhyrjes së policisë së shtetit.
Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s'je dot po bëhu pak burrë!
— Edi Rama (@ediramaal) March 14, 2021