‘Lider s’je dot po bëhu pak burrë!’ Rama i kthehet Bashës: Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për herë të tretë, pas përplasjes mes militantëve të PD-së dhe PS-së.

Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, por kësaj here i është drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Ramës, Basha është bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tij.

Më tej ai i drejtohet kreut të PD-së duke i thënë që të ndahet nga Meta, Berisha e Kryemadhi. Rama shprehet se Basha nuk është lider, po të bëhet pak burrë.

“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!” shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT