Përplasjet e militantëve PD-PS në Elbasan, Kryemadhi bën parashikimin për 25 prill: Ajo çfarë do të ndodhë është se…
Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas përplasjes së militantëve PD-PS gjatë vizitës së dy krerëve të partive politikë në Elbasan.
Ajo ka thënë se një ndër problemet kryesore është se çfarë do të ndodhë pas 25 prillit.
Sipas saj, rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, ku njerëzit e larguan Ramën.
“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë. Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe,” tha Kryemadhi.