“Më 25 prill Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare, jo në luftë” ISP apel liderëve politik: Distancohuni nga çdo akt dhune, përplasje të tilla kujtojnë vitet e tranzicionit

Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka reaguar mbi ngjarjen që ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

ISP ka bërë apeluar Presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreun e PD, Luzim Basha që të reflektojnë dhe të respektojnë Kodin e Etikës.

Në një postim ISP thotë se incidentet e dhunës së zhvilluar ditën e sotme në Elbasan si dhe rasti me presidentin Ilir Meta, janë një zhvillim negativ dhe kërcënim serioz për integritetin e procesit zgjedhor dhe të fushatës elektorale.

ISP ndër të tjera thotë se më 25 prill Shqipëria shkon në zgjedhje parlamentare dhe  jo në luftë,

E plotë nga ISP:

Instituti i Studimeve Politike (ISP) vlereson se incidentet e dhunshme dhe me fjalor denigrues të mbeshtetesve politikë në Elbaan, ashtu si incidente të tjera më të vogla të krijuara ditet e fundit ne Tirane e disa qytetete të tjera, jane nje zhvillim negativ dhe kercenim serioz per integritetin e procesit zgjedhor dhe të fushates elektorale. Skena të mitingjeve/anti mitingjeve, të fushates denigruese dhe kercenuese si dhe të perplasjes midis mbeshtetesve Politike të kujtojne vitet me negative të tranzicionit dhe Shqiperia e 2021 do të duhet t’i  kishte lëne pas.

ISP konstaton se turmat militante po shprehin ne formën me ekstreme armiqesine ndaj drejtuesve të partive rivale Politike, nje model armiqesie, denigrimi dhe fryme perjashtuese qe eshte ushqyer nga vete liderit Politike ne fjalimet e tyre, perfshire edhe ne daljet publike të prezantimit të kandidatëve dhe ne keqperdorimin prej tyre të listës se shprehjes permes gjuhes se urrejtjes e denigrimit ne media sociale.

Pergjegjesit kryesor jane vete liderit dhe partite mbeshtetese, ndaj Instituti i Studimeve Politike (ISP). Partite duhet të distancohen nga cdo akt dhune dhe të perjashtojne nga stafet elektorale të fushates individet mbeshtetes të perfshire në to. ISP apelon të gjithe liderit politik, perfshire kryeministrin dhe sfiduesin e tij ne opozite, të reflektojne dhe të moderojne ligjerimin publik duke mos ushqyer konflikte sociale e Politike, perballje të dhunshme apo, fushate denigruese personale e familjare ndaj i politikanëve kritike. I njejti apel i drejtohet edhe institucioneve, perfshire Presidentit, kryetarin e Bashkise Tirane, ministrave, Policise se Shtetit, por edhe vete medias dhe zerave publike ne vend.

Me 25 prill Shqiperia nuk po shkon në luftë dhe konflikt, por ne zgjedhje parlamentare të radhes. Zgjedhjet duhet të jene produkt i maturise, debatit politik per alternativa dhe programe, konkurrences ne vlera dhe ide, gait ne vizionin midis Shqiperise qe kemi dhe Shqiperise qe duam të kemi. Zgjedhjet duhet të jene demokratike, të lira, me pjesemarrje masive dhe me produkt cilesor perfaqiesimi.

Screenshot_3_copy.png

Back to top button
LAJMET E FUNDIT