Dita e verës, trafik në hyrje të Tiranës, radha e makinave arrin deri në 5 kilometra

Trafik i rënduar në hyrje të Tiranës si dhe në rrethrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Radha e automjeteve shkon në rreth 5 kilometra ndërsa problematike është situata te rrethrotullimi i TEG-ut.

Mijëra qytetarë kthehen nga qyteti i Elbasanit, ku zgjodhën të kalojnë këtë të dielë të Ditës së Verës.

Forca të policisë rrugore janë duke punuar për menaxhimin e trafikut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT