Si ndodhi gjithçka/ 26-vjeçari u tremb nga përgjigjja e tamponit, i iku nga vëmendja të atit dhe u hodh nga spitali

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Një 26-vjeçar me iniciale H.G u hodh nga kati i tretë i Urgjencës së Elbasanit, por që fatmirësisht u shpëtua në kohë nga mjekët. Mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë u bë marrja e konfirmimit se i riu ishte pozitiv për covid-19.

Ai është hedhur në një nga godinat ku kryhen analizat, ku kishte shkuar bashkë me të atin. Vetë babai ka treguar se kishin bërë tampon në një klinike private, ku 26-vjeçari kishte rezultuar pozitiv dhe ishin nisur në spital për analiza të mëtejshme dhe nuk e ka kuptuar se si djali është shkëputur nga ai dhe është hedhur nga kati i tretë i godinës.

Ndërkohë që ka treguar se djali ishte trembur pas përgjigjes së tamponit. Mësohet se gjendja aktuale e të riut nuk paraqitet shumë e rëndë, ndërsa po i bëhet skaneri për të verifikuar nëse ka dëmtime në kokë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT